KreuCelebrity

Fifi: “Kam gati një klip me Florin, por dukem 100 kile- nuk është publikuar”!

Mes rrëfimeve të shumta në shtëpinë e Big Brother VIP, Fifi bëri një të tillë që lidhet me profesionin. Këngëtarja tha se ka gati një këngë të përgatitur bashkë me Flori Mumajesin, por arsyeja përse nuk është publikuar, na befasoi.

Fifi tregoi në një bisedë me Monikën se ka dy vjet që kanë përfunduar xhirimet. Klipet është thuajse gati, e megjithatë ende nuk e ka parë dritën e diellit.

“E kam një këngë me videoklip dhe ka gati që dy vjet, që rri aty klipi. Video projekti muzikor nuk është publikuar akoma sepse dukem sikur kam 100 kile tek ai klip dhe Flori shqetësohet se mos dukem keq”, ka thënë këngëtarja.

Fifi u përfol disa kohë më parë për një lidhje me Florin, po të dy ata i kaluan të tilla lajme me të qeshur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF