KreuCelebrity

“Të isha futur në dhé me të”, mesazhi ngjethës i babait të Mateos!

Në gjendje të rënduar psikologjike, babait i Mateos ka rrëfyer se cfarë ndjeu në momentin që pa trupin e pajetë të të birit 8 vjecar.

E pashë unë si prind çfarë të shikoja, të isha futur bashkë me të”, tha ai për mediat.

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parë nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës. Familjarët, të afërm, nxënës e qytetarë të thjeshtë, pasi protestuan para Gjykatës së Fierit, nisën marshimin drejt qendrës së qytetit.

Ata kërkojnë drejtësi për Mateon dhe dënim me vdekje për Klodian Çalamenin, për të cilin gjykata dha vendimin e arrestit me burg, në mungesë. Familjarët ndërkohë kanë nisur të mbledhin firma për të kërkuar dënim maksimal për 38-vjeçarin, që pasi e mashtroi vogëlushin, e vrau me kazëm dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF