KreuCelebrity

Rita Ora prezanton të dashurin e ri me prindërit!

Romanca mes këngëtares së famshme Rita Ora dhe regjisorit Taika Waititi duket se është bërë serioze.

Së fundmi media britanike raportojnë se partneri i saj Taika Waititi ka takuar edhe prindërit e këngëtares, çka tregon se gjërat mes tyre po shkojnë më së mirë

Kjo u vu re edhe fundjavën që lamë pas, teksa ata morën pjesë në çmimet MTV EMA, ku dukeshin shumë të dashuruar. Në eventin e rëndësishëm MTV EMA Rita prezantoi fituesin e kategorisë për artistin më të mirë latin, ndërkohë që është duke punuar për albumin e saj të ri.

Kujtojmë që dyshja u takua për herë të parë në Australi, teksa Rita ishte pjesë e jurisë në “The Voice of Australia”, ndërsa Taika po xhironte filmin e tij të ri, Thor: Love and Thunder.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF