KreuCelebrity

MTV Music Awards; shqiptari Gjon Tears rrëmben çmimin e rëndësishëm!

Dy ditë më parë në Hungari u mbajt eventi më i rëndësishëm i ndarjes së çmimeve të muzikës në Europë. Nën prezantimin e këngëtares shqiptare Rita Ora “MTV Europe Music Awards” mblodhi mijëra fansa të cilën e ndoqën live këtë ngjarje të rëndësishme që u zhvilluar në kryqytetin hungarez.

“MTV EMA” ndau çmime për artistët më të mirë të vitit në secilin shtet evropian dhe përveç artistes Rita Ora që shkëlqeu gjatë moderimit të eventit, një tjetër shqiptar u kthye në kryefjalë të mbrëmjes për shkak të çmimit që mori.

Fitues për çmimin “Best Swiss Act” ishte këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears.

Gjon prej vitesh jeton dhe po zhvillon artin e tij në shtetin e Zvicrës ku edhe u bë i njohur në rang botëror si këngëtar tejet i talentuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF