Një në dhjetë persona janë penduar për gjërat që kanë blerë gjatë periudhës së pandemisë, duke përfshirë produkte për të krijuar diçka nga fillimi, apo pajisje për ushtrime fizike. Izolimet e nxitura nga vala e parë e pandemisë së koronavirusit, kanë rezultuar me rekord të shitjeve të disa produkteve, në mënyrë që njerëzit të shijojnë kohën në oborre apo në hapësirat e brendshme.
Tani disa prej tyre janë penduar, duke e pranuar se kanë shpenzuar mijëra dollarë në pajisje të ndryshme.
Për pasojë, shumë gjëra të shtrenjta tani kanë mbledhur pluhur, thotë RFE. Lojëra të ndryshme, pajisje për ushtrime fizike, biçikleta, veshje, bizhuteri, instrumente muzikore, pajisje për kuzhinë si ato për të gatuar bukën, më pas mobilje kopshti dhe furra për pica, janë disa prej produkteve që njerëzit do të donin të mos i kishin blerë, ka thënë kompania britanike e sigurimeve, Aviva.
Disa kanë shfrytëzuar për këtë paratë që kishin lënë mënjane për pushime festa dhe tani u vjen shumë keq që e kanë bërë një gjë të tillë.