Vdekja e parakohshme e të atit, aktorit tejet të vlerësuar Paul Walker, nuk ishte tragjedia e vetme me të cilën u përball e bija, Meadow në jetën e saj.
Edhe pse në moshë fare të re, ajo rrëfeu se ka luftuar prej dy vjetësh me një tumor dhe vetëm tani duket se ka arritur ta mposhtë sëmundjen e rëndë.
“Sot 2 vite më parë. Kam bërë një rrugë shumë të gjatë”, ka shkruar ajo. “Bye bye tumor. E bekuar dhe mirënjohëse,” vazhdon mesazhi.
Meadow, e cila ishte 15 vjeçe kur babai i vdiq në një aksident rrugor nëntorin e 2013-tës, vetëm disa javë më parë lidhi kurore me partnerin e vet, Louis Thornton-Allan në ceremoni të vogël, zhvilluar një plazh të Republikës Dominikane.



















