KreuCelebrity

Kim Kardashian po bie në dashuri me aktorin 14 vite më të vogël?

Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se Kim Kardashian ka nisur një romancë me komedianin 27-vjeçar Pete Davidson.

Sipas burimeve pranë 41-vjeçares romanca e tyre nisi kur ylli i televizionit ishte në “Saturday Night Live” muajin e kaluar, “Ai e bën të ndihet mirë dhe është e lumtur për këtë që po i ndodh”.

Rrethi i saj shoqëror do që Kim Kardashian të argëtohet dhe të jetë e lirë, pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Kanye West, në muajin shkurt.

Kujtojmë që Kim Kardashian dhe Kanye West kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF