KreuCelebrity

Prezantuese e eventit të rëndësishëm; Rita Ora gati për suksesin e radhës

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021, do të mbahet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë.

Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra të mëdhenj të skenës mbarëbotërore.

Pjesë e “MTV EMA 2021” do të jetë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila do të jetë një nga prezantueset e eventit të rëndësishëm.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë këngëtarja me anë të disa fotografive të publikuara në Instastory, ku ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë se do të jetë në Hungari mbrëmjen e 14 nëntorit.

E nominuar për të fituar një çmim në  “MTV EMA 2021” është padyshim edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF