Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtarja po shijon muajt e fundit të shtatzënisë dhe së fundmi ka marrë një dedikim shumë të bukur nga partneri i saj, teksa ai ka publikuar një fotografi ku ata shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit.
“Ti je ngjyra më e bukur në këtë jetë. Të dua””, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Instagram, duke ndarë me të gjithë ndjekësit e tij dashurinë që ka për këngëtaren
Kujtojmë që Genta dhe Usta kanë më shumë se dy vite që janë në lidhje dhe këngëtarja do të mirëpresë në jetë binjakë: një djalë dhe një vajzë.



















