KreuCelebrity

Paloma “nxjerr sekretin”, tregon kush do ta fitojë Big Brother!

Paloma ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u gjend përballë disa pyetjeve mjaft me spec.

Gazetaren e pyetën se cili mendonte ajo që do të jetë fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP, dhe të parin ajo përmendi Ilirin.

“Iliri është shumë karakter i fortë, është shumë sensibël si natyrë dhe di ta meanxhaojë mirë situatën”, tha Paloma që dhe vetë s`ka shumë që nga dalë nga shtëpia e famshme.

Më tej sakaq renditi si mundësi dhe dy emra të tjerë. “Nuk po përjashtoj edhe Donaldin, por ai merr kot, nxitohet, Iliri mund të jetë më dinak, por nuk e shpreh. Edhe Arjola në fakt më pëlqen”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF