KreuCelebrity

Liam e harron fare Miley-n, përgatitet për martesë me të dashurën e re!

Nuk ka më asnjë mundësi pajtimi mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, edhe nëse miliona fansa e ëndërronin një gjë të tillë. Aktori është shumë i dashuruar me partneren e tij të re, me të cilën jetojnë bashkë në Los Angeles dhe fjalët janë që po përgatitet t`i kërkojë dorën për martesë!

Liam dhe Miley patën një histori të stuhishme dashurie: u dashuruan, u ndanë, u pajtuan, bënë dasëm, u divorcuan.

Dy vjet më vonë, ylli i „Hunger Games” duket se ka gjetur qetësinë pranë britanikes 31 vjecare Gabriella Brooks.Të dy ata janë bashkë që nga dhjetori 2019, ndërsa miqtë thonë se familja e tij e adhuron Gabriellën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF