KreuCelebrity

E dashura e pret jashtë; Kledi shpreh pëlqimin për Beatrix Ramosajn!

Kledi ishte i preferuari i publikut, ndaj “vëllai i madh” i dha mundësinë e një darke, i cili zgjodhi ta shijonte me Beatrix Ramosajn.

Por duket se Kledi ka një pëlqim për të, pasi në një bisedë me Donaldin dhe DJ PM ka thënë se ka dëshirë ta njohë këngëtaren dhe pak më shumë. “E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës” është shprehur ai.

Vetë Kledi ka treguar pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane. Madje e dashura e tij pak ditë më parë në një intervistë për “Shqipëria live” tha se ata kishin 6 vite të lidhur bashkë.

Teksa Haula u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat brenda shtëpisë, ajo tha, “Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është ai. Mbetet për të parë tanimë sesi do të pritet nga ajo kjo deklaratë e fundit e Kledit…

Ndërkohë kur banorët kanë pyetur Beatrix nëse i pëlqen Kledi ajo tha “jo” pasi nuk është tipi i saj.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF