KreuCelebrity

Pa rrufenë t`i vriste të vëllanë, i riu i paralizuar nga Gramshi sfidoi fatin dhe rindërtoi jetën e tij!

Pa rrufenë t`i vriste të vëllanë, i riu i paralizuar nga

Jeta ndonjëherë mund të bëhet shujmë mizore, por 33 vjecari nga Gramshi, Dovlet Xhangolli tregoi sesi njeriu mund të gjejë forcën e të ngrihet edhe përballë sfidave të mëdha që ajo i vendos përpara. I ftuar në “Ftesë në 5” , djali i një familjeje me tetë fëmijë tregoi në moshën 10 vjecare goditi tragjedia e parë: ai pa me sytë e tij humbjen e të vëllait 2 vite më të madh.

“Po kullosnim bagëtinë në mal dhe kishim ngritur një stan afër bregut. Pushuam derisa mbaroi shiu dhe po e ndiqja me sy vëllanë kur shkoi të shihte a kishte ardhur lumi… derisa në një moment e pamë të shtrirë përtokë nga rrufeja”, tregoi i prekur i riu.

Fatkeqësitë nuk mbaruan këtu. Dovleti vetë u aksidentua në moshën 11 vjecare dhe mbeti i paralizuar nga loja me një shkëmb që i ra sipër, e i dëmtoi shtyllën kurrizore.

Por pavarësisht kesaj, nuk u dorezua, dhe e gjeti forcën të ndërtonte jetën e tij në një mënyrë aktive. 33 vjecari punon sot ndihmës IT , e madje ne kohen e lire rregullon karriget me rrota të atyre që kanë nevojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF