KreuCelebrity

“Shumë krenar për ty”, babai i bën Duas dedikimin emocionues!

“Jam shumë krenar për ty. Ti na bën të gjithëve të mbushemi me krenari dhe zemrat tona të rrahin fortë (Më duhej të prisja që të gjithë të tjerët të postonin së pari)”: Me kete dedikim shume te ndjere, Dukagjin Lipa nuk la pa e treguar se me cfarë lumturie e ka mbushur Dua familjen e saj, dhe jo vetëm.

 

 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)

Këngëtarja u vlerësua së tepërmi për fjalimin e saj në Këshillin e Atlantikut, ku mori cmimin për rol të shquar udhëheqës në botë.

Ajo ia dedikoi çmimin të rinjve të Kosovës, ndërsa bëri dhe rolin e diplomats, duke i kërkuar publikisht kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, liberalizimin e vizave të vendit të saj. “Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, tha Dua.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF