“Unioni i Gazetarëve” i dha Ilva Tares një cmim mjaft të rëndësishëm, të cilin ajo e ka vlerësuar mjaft.
Vetë Ilva publikoi fotot në rrjetet sociale, shoqëruar me mesazhin: “Vlerësimi me çmimin e karrierës, ndër më të bukurit që kam marrë ndonjëherë. Ndjehem e nderuar. Ua kushtoj prindërve të mi dhe sakrificave të tyre” .
Ilva nuk ishte dot e pranishme në ceremoni për ta tërhequr cmimin, dhe në vend të kësaj, këtë gjë e bënë prindërit e gazetares. Me këtë rast, ne patëm mundësinë t`i njohim ata.
Disa kohë më parë Ilva vendosi të largohej nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cmimin e dorëzoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.



















