Është aq e bukur, sa nuk e besojnë që është e vërtetë. Modelja sllovake Veronika Rajek, 25 vjeç, thotë se për këtë arsye “absurde”, po i fshihet profili në Instagram.
“Shumë njerëz mendojnë se është e lehtë për njerëzit e bukur, por për mua është më keq për shkak të kësaj. Më bëjnë jetën të mjerë. Ata nuk besojnë se unë ekzistoj, nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam një lloj roboti. Është mjaft diskriminuese që femrat e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë si unë, por më fshijnë për shkak të pamjes sime sepse jam shumë e bukur për të ekzistuar”, thotë ajo.
Modelja jeton në Vjenë dhe rrëfen se njerëzit habiten kur e takojnë, ndërsa shumë gra e akuzojnë për përdorim të tepruar të filtrave.



















