KreuCelebrity

“Ka 10 vjet që jeta ime..”, Aurela Gaçe emocionon me urimin për të bijën

Këngëtarja e dashur për publiku Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave, dhe këtë të premte në familjen e tyre ka patur festë.

Vajza e madhe e këngëtares së njohur Grace ka festuar këtë ditë të shënuar përkrah familjarëve dhe shoqeve dhe shokëve të saj.

Këngëtarja ka publikuar pamje nga festa e bukur që ata kanë organizuar mbrëmjen e djeshme për gëzimin e tyre të parë.

Aurela krah postimit ka bërë edhe një urim emocionues për vajzën e saj, “10 vjet me ty Grace im, bekimi i parë i dy familjeve. Nuk po shkruaj gjithë çfarë ndjen zemra ime si nënë, ndjesitë e çuditshme qysh kur mësova se brenda meje rritej një zemër e vogël, momentin kur e mora në krahë për herë të parë, se do të duhej të shkruaja shumë gjatë, por ka 10 vjet që jeta ime mori kuptimin më të bukur, më me vlerë.

10 vite, e bekuar me Grace (Hirin e Perëndisë)
Mbrëmë, ajo festoi mes shoqeve e shokëve te klasës, e sigurisht me shoqet që janë rritur bashkë ne lagje, me familjet bashkë, e uroj me zemër që gjithë fëmijët të jenë te bekuar e rrethuar me dashuri. Përgjigjja e çdo hapi në jetë, dashuria! Video e 3, e morëm një valle me babin”, ka shkruar ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF