KreuCelebrity

“Do qaj”, babait të Britney Spears i hiqet kujdestaria pas 13 vjetësh

Britney Spears ka përfunduar betejën ligjore me babain e saj. Mësohet se gjykata në Los Anxhelos i dha fund këtë të premte kujdestarisë së babait të këngëtares 39-vjeçare.

Spears është pritur jashtë gjykatës nga fansat e saj të shumtë entuziastë, mbështetës të #FreeBritney, të cilët e kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë që ajo ka kaluar.

“Mendoj se do të qaj. Dita më e mirë”, shkroi ajo në rrjetet sociale. Vendimi, i dhënë nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Angeles, Brenda Penny, erdhi pak muaj pasi Britney dëshmoi se babai i saj ishte “abuziv” dhe kërkoi që të përfundonte kujdestaria e tij.

Në seancën e kësaj të premte gjykatësja Penny vendosi që kujdestaria 13-vjeçare duhet të ndërpritet menjëherë, duke shtuar se kontabilisti John Zabel, i cili ka shërbyer si kujdestar i përkohshëm i pasurisë së Britneyt që kur Jamie u pezullua dy muaj më parë, do të qëndrojë i tillë, por me një kapacitet “të kufizuar dhe administrativ”, derisa të zgjidhen çështjet financiare.

Good God I love my fans so much it’s crazy ?❤️ !!! I think I’m gonna cry the rest of the day !!!! Best day ever … praise the Lord … can I get an Amen ??☀️?? ???? #FreedBritney

?: @AbbyShalawylo pic.twitter.com/yk1vO3H02L

— Britney Spears (@britneyspears) November 12, 2021

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF