KreuCelebrity

Pas daljes nga “Big Brother”, Graniti: Nëse nuk do të isha i lidhur, do flirtoja me Semin

Pas daljes nga “Big Brother”, Graniti: Nëse nuk do të isha

Granit Cana u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” këtë të premte, dhe së fundmi ai ka qenë i ishte ftuar në “Fan Club” për të diskutuar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother” ai u diskutua për marrëdhënien me Fifin, por sidomos për xhelozinë që Fifi ndjente ndaj vajzave të tjera e veçanërisht Semit.

Kujtojmë që Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt, madje edhe rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin.

Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka patur me Fifin.

I ftuar në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do të flirtonte me Semin.

I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF