KreuCelebrity

Moderne, me veshje si të Jackie Kennedy, si dukej ish perandoresha e Iranit përpara islamizimit të vendit!

Dy vjet para se ngjarjet e vitit 1979 në Iran të shembin botën e saj, ish-perandoresha e Iranit, Farah Pahlavi, botoi kujtimet e saj për herë të parë.Më 1979 burri i saj, Shah Mohammad Reza Pahlavi, u rrëzua nga pushteti duke i dhënë fund monarkisë së Iranit.

Pahlavi, ishte 38 vjeç kur shkroi rrëfimet e saj për jetën e saj magjepsëse si mbretëreshë, e njohur për iranianët si Shahbanou, thote RFE. Për të ideja e një revolucioni islamik dhe jetës në mërgim ishte e paimagjinueshme.

“Në kohën kur shkrova kujtimet e mia, nuk e kisha idenë se çfarë do të vinte”, tha ajo në një parathënie për ribotimin në anglisht të kujtimeve të saj “1,001 Ditët: Kujtimet e një Perandoreshe”. Libri, i cili do të publikohet më vonë këtë muaj, do t’ju shërbejë edhe gjeneratave të reja të dinë më shumë për jetën para revolucionin. Asokohe, jeta e saj ishte si një përrallë; një grua 21-vjeçare që u martua me një mbret dhe u bë mbretëresha e një vendi të lashtë.

Ajo u takua për herë të parë me Shahun në Ambasadën iraniane në Paris, ku ishte duke studiuar për arkitekturë. Rriti katër fëmijë – duke përfshirë princin e kurorës Reza, i lindur vetëm 11 muaj pas martesës së saj. Ishte një grua moderne me pamje perëndimore, me veshje dhe shije që nuk ndryshonin shumë nga ato të zonjës së parë amerikane Jacqueline Kennedy. Pahlavi gjatë kohës që ishte perandoreshë, qëndroi larg politikës dhe u fokusua në pasionin e saj për artin, letërsinë, muzikën dhe arkitekturën, e pikërisht kjo bëri që të mbetej një figurë e njohur edhe pas revolucionit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF