Bullizmi ishte arsyeja kryesore që Lady Gaga u përball në moshë të re me depresionin. Nëna e këngëtares amerikane Lady Gaga, Cynthia Germanotta, rrëfeu për revistën Hello! se e bija, emri i vërtetë i së cilës është Stefani, ishte ndeshur me këto probleme në shkollë të mesme.
“Filloi të luftonte me sfidat e shëndetit mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin, në një moshë të re. Kjo erdhi si pasojë e bullizmit nga bashkëmoshatarët për shkak se ishte e vecante dhe ndryshe prej tyre”, prej tyre tha Cynthia.
Depresioni i yllit të popit sipas nisi kur po ndiqte gjimnazin në New York.
“Ajo ndihej e izoluar, e poshtëruar, e tallur. Dhe pikërisht atëherë u përball me depresionin. Ne u përpoqëm si prindër ta ndihmonim, por s’dinim gjithçka,” është shprehur e ëma.



















