KreuCelebrity

“Në kohë të mira e të vështira”, Miriami dhe Albani më të dashuruar se kurrë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit Duam.

Së fundmi ata kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi shumë të bukura në rrjetet e tyre sociale, duke na e zbukuruar Instagramin këtë të diel.

Në fotografitë që ka publikuar Miriami, çifti shfaqet duke shkëmbyer puthje në një panoramë natyre të mrekullueshme. “Zemër përmbi zemër”, ka shkruar këngëtarja përkrah fotografive.

Ndërkohë Albani në anën tjetër ka publikuar një foto pranë bashkëshortes duke i dhuruar një puthje në ballë, teksa shkroi, “Në kohë të mira e të vështira”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF