KreuCelebrity

“Për dy vaksina”, Majlinda Bregu : Prindërit e mi po luftojnë me vdekjen!

“Për dy vaksina”, Majlinda Bregu : Prindërit e mi po

Në një mesazh të fortë sensibilizues, Majlinda Bregu tregon përjetimin nga afër të sëmundjes së rëndë të dy prindërve të saj nga koronavirusi, dhe faktit që nuk ishin imunizuar. Me një mesazh të gjatë, ajo tregon kalvarin e përjetuar dhe sa shumë vuajtje do të ishin kursyer ndoshta nga vaksinimi.

“Për dy vaksina! Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin. Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm. Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë. Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë. Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur. Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, nē spital përfundoi Babi. I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur… Uroj të dalim sa më shpejt, nga kjo spirale mundimi, këputje shpirti dhe përballje me vdekjen, “ ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF