KreuCelebrity

Lady Gaga për “House of Gucci”: Një mësim për të gjithë brezat..

Lady Gaga ka folur së fundmi për filmin e ardhshëm “House of Gucci”, ku këngëtarja ka rolin kryesor si Patrizia Reggiani.

E ftuar në programin italian “Che tempo che fa”, Gaga u shpreh se roli i saj si bashkëshortja e Maurizio Guccit e ka bërë atë që të mendojë.

“Kuptova se pas gjithë kësaj fshihej një histori më e ndërlikuar. Nuk jam dakord me atë që ka bërë dhe mendoj se është fajtore. Doja një personazh që ishte një person real dhe e gjeta. Mendoj se ajo bëri një gabim vërtet të madh. Megjithatë mendoj se ai gabim u bë pasi ajo është lënduar shumë herë me kalimin e kohës.

Mendoj se ky film është në një farë mënyre një mësim, për të gjithë brezat. Është një mesazh për pasurinë, për privilegjet që njerëzit kërkojnë, sepse të gjithë burrat vazhdonin të ziheshin për paratë, për emrin ‘Gucci’, pa e vënë re që një grua po planifikonte vrasjen. Dhashë më të mirën time dhe vazhdova të luftoja kundër kësaj ideje për të qenë një vrasëse, por në të njëjtën kohë vendosa të jem grua”, rrëfeu këngëtarja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF