Këngëtari i njohur shqiptar Gjon Muharremaj ka shënuar fitoren e radhës në MTV Europe Music Awards të vitit 2021, duke rrëmbyer çmimin “Best Swiss Act”.
Këtë lajm të bukur ai e ka dhënë vetë me anë të një postimi në Instagram, teksa ka falënderuar njerëzit që e mbështetën dhe fansat e tij.
“Performuesi më i mirë zviceran! Ne ja dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve të mi dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të kisha qëndruar në shtëpi kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë: Prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, ka shkruar ndër tjera Gjon.
Kujtojmë që Gjon Muharremaj është i njohur si në Shqipëri ashtu edhe në Zvicër pasi fitoi vendin e tretë në Eurovision.



















