
Mbrëmjen e sotme ka nisur në televizionin Klan sezonin e dytë LOVE STORY me autore Ilda Lumanin.
Në fillim të mbrëmjes, Alketa Vejsiu ka treguar ndryshimin që ka pësuar programi këtë sezon.
Përveç shtimit të vajzave dhe djemve konkurrentë, sezoni i dytë sjell në fron 2 vajza dhe 2 djem.
Përgjatë videove të prezantimit, konkurrentet vajza e djem kanë treguar mbi veten e tyre, por ajo që na ra në sy ishte Anxhela, e cila rrëfeu disa detaje interesante për jetën private.
Në bashkëbisedim me Xhonin, Anxhela tregoi se është mama e një fëmije dhe është e divorcuar.
Një rast ky i pazakontë për ekranet shqiptare, por në Love Story duket se do të na duhet të përballemi me situata të paparashikuara.