Dy motrat e njohura Greta dhe Eni Koçi gjithmonë kanë treguar se gëzojnë një raport shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.
Së fundmi, Eni ka udhëtuar drejt Austrisë, aty ku motra e saj Greta është zhvendosur prej kohësh pranë personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Eni ka ndarë një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka bërë edhe një dedikim të ëmbël për Gretën, “E ku ka si motra…? Me shoqen time më të mirë.”, ndërsa Greta në postimin e saj, shkroi “Me motrën, me ❤️”.
Kujtojmë që Greta e ka zyrtarizuar marrëdhënien e saj me partnerin e saj austriak në fejesë, ndërkohë që Eni prej vitesh është në një lidhje me artistin nga Kosova, Genc Prelvukaj.


Celebrity
Horoskopi ditor, e martë 16 nëntor 2021








Celebrity
Ori Nebiaj ka bërë dadon për tre fëmijë!









