
Nën moderimin e Alketa Vejsiut, regjinë e Vera Grabockës dhe autorisë e Ilda Lumanit, ky format dashurie premton shumë surpriza dhe të papritura që do të ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit. Njëri nga djemtë frontist të këtij programi është Kristi, djali i Robert Aliajt, i cili do të jetë në fron këtë sezon të dytë.
Ajo që mori shumë vëmendje nga prezantimet e para ishte momenti i njëres nga konkurrentet e programit me Kristin, e cila i bëri dhe propozimin e parë në program.
“Jam Kleona Tela, 23 vjeç nga Tirana. Kam mbaruar studimet për shkenca politike dhe aktualisht punoj online në një OJHF ku kam marrë në menaxhim një projekt për të drejtat e fëmijëve”, u shpreh vajza.
Në takimin e Kristin ajo e ftoi atë që të ulet në gjunjë dhe i propozi që të bëhej nusja e tij e çmendur.“Mund të ulesh pak në gjunjë. A premton që të bëhem nusja jote e çmendur. Më fto në takimin e parë dhe faleminderit”, shtoi vajza.Kjo nuk kaloi pa u shoqëruar nga një puthje në qafë nga ana e Kristit. /tvklan.al