Aktori i njohur Agron Llakaj ka humbur ditën e sotme njeriun e shtrenjtë të familjes, motrën e tij.
Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur vetë ai më anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe.
Ai ka bërë për një dedikim prekës për motrën e tij të ndjerë, e cila u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë pasojë e covidit.
“Motër moj! Bardhë moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo…,covidi i pa besë ta preu jetën në mes. Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm me the “jam mirë por kam ftohtë!” Ah pse s’mu ankove njëherë moj zemër, ah!!! Ike motër, ike…,jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti! Lamtumirë motra ime! Lamtumirë o shpirt! Më fal por s’munda ! Qofsh e Zotit, e parajsës siç vet zemrën kishe!”, ka shkruar ai, përkrah një fotografie të së motrës.

Horoskopi ditor, e martë 16 nëntor 2021








Ori Nebiaj ka bërë dadon për tre fëmijë!










