KreuCelebrity

Në 20-vjetorin e Aleksias, Niko Peleshi ndan fotografinë familjare

Sot në familjen e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi ka festë, pasi vajza e tij Aleksia feston ditën e saj të lindjes.

Teksa Aleksia feston sot 20-vjetorin, dhe ka qenë vetë ministri Peleshi që ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram një fotografi familjare, ku na prezanton për herë të parë të gjithë familjen, me bashkëshorten, dy djemtë dhe padyshim me vajzën e ditëlindjes.

“Fotografia më e mirë e një ditë të veçantë. Aleksia20”, ka shkruar ai përkrah fotografisë ku ata shihen se kanë pozuar rreth tortës me qirinj.

Kujtojmë që prej disa muajsh bukuroshja 20-vjeçare Aleksa është në një lidhje dashurie me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF