KreuCelebrity

Rrjeti po zien! Bradley Cooper dhe Irina Shayk sërish çift?!

Bradley Cooper dhe Irina Shayk ndezën thashethemet e pajtimit pasi u dukën shumë komod në një shëtitje në zonën West Village të Manhattan këtë të diel.

Dy ish partnerët të cilët kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur Lea, nuk mundën të mbanin buzëqeshjen ndërsa ecnin krah për krah në rrugën e kthimit për ë shtëpinë e Cooper, dy vjet pas lajmit të ndarjes së tyre shokuese pas katër vitesh si çift.

Ndërsa dyshja dukej se po ‘luftonte’ kundër erës në pasditen e ftohtë, Bradley 46 vjeç kishte veshur një pallto marine mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.

Nga ana tjetër ylli i pasarelave Shayk mbahej ëmël në krahun e babait të vajzës së saj. Irina Shayk kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë dhe pantallona të zeza. 35 vjeçarja kishte  një maskë mbrojtëse për fytyrën, atlete të bardha dhe një çantë lëkure të zezë me një zinxhir floriri.

Dalja e tyre vjen vetëm pak javë pasi supermodelja u përfol për një lidhje romantike me Kanye Ëest.

Ende nuk dihet nëse këto foto janë konfirmim i rindezjes së zjarrit mes Bradley dhe Irinas, por hey rrjeti po zien!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF