KreuCelebrity

Lot në “Big Brother”; Romeo surprizon me parashutë Donaldin

Teksa Donaldi ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Romeo ndodhet jashtë dhe padyshim që e ndjen shumë mungesën e të vëllait, pasi kjo mund të jetë ndarja e tyre e parë për një kohë kaq të gjatë.

Gjatë mesditës së sotme, Romeo i ka bërë një surprizë shumë të bukur Donaldit. Ai ka shkuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me një parashutë dhe nga lart ka thirrur emrin e tij, për t’i dhuruar një moment të paharrueshëm e për t’i shprehur mbështetjen në rrugëtimin e që ai ka nisur në Big Brother.

Emocionet ishin të forta për Donaldin kur pa parashutën, teksa u tregoi banorëve se kishte ndjesinë që diçka e bukur do t’i ndodhte sot.

“Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka. Mua zoti më do shumë. Kam një vëlla të mrekullueshëm. Më mungon shumë”, tha ai i përlotur.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF