KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur përfundon në spital!

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka përfunduar në spital për shkak të helmimit nga ushqimi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku ka publikuar një video nga shtati i spitalit teksa është duke marrë serum.

“Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do të bëhem një pirate që jeton në det”, ka shkruar këngëtarja krah videos.

Me mbishkrimin e saj, artistja zbuloi se jo vetëm helmimi, por edhe viruset kanë ndikuar në gjendjen e saj shëndetësore.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë Besa publikoi disa fotografi nga albumi i saj i ri, me të cilin ajo do të rikthehet në muzikë pas një shkëputje relativisht të gjatë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF