Programi “Love Story 2” këtë sezon të dytë vjen me një format krejt ndryshe nga viti i kaluar në televizionin Klan.
Mbrëmjen e kësaj të hënë ishte nata e parë e spektaklit, ku patëm mundësi të njiheshim me ristitë e këtij programi të bukur dashurie.
Ndryshe nga viti i kaluar, në fron këtë sezon janë 4 protagonistë, 2 vajza dhe 2 djem, dhe përballë tyre konkurrentët respektivë. “Love Story” nuk do të ketë eliminime, dhe kjo do të bëjë që protagonistët të kenë mundësi të njihen më mirë me njeri-tjetrin e në këtë mënyrë shpresat për të patur një histori të bukur dashurie në fund janë të mëdha..
Më poshtë po ju njohim me fronistët e “Love Story 2”:
Dy vajzat froniste përveç të tjerave ishin shumë të bukura, kjo lidhet edhe me faktin që ato vijnë nga bota e modelingut: Daniela Shima, modele dhe ish-konkurrente në Miss Universe, ndërkohë edhe Dea është modele e “Tirana Models” me producent Klevis Cota.
Daniela Shima, froniste: Sportet janë një pasion i madh për mua, nuk janë vetëm një arsye për të qenë në super formë, por se më pëlqen adrenalina. Më pëlqejnë sfidat, sidomos ato që kam me veten, sepse garat me të tjerët i fitoj gjithmonë. Modele dhe ish-konkurrente në Miss Universe, eksperienca që më kanë bërë që të jem gjithmonë në qendër të vëmendjes, madje kur nuk e kam mundohem që ta rrëmbejë me çdo kusht. Në raportet e mia me djemtë marr gjithmonë atë që dua. Më pëlqen që në çift të jemi të barabartë, në një lidhje mbi gjithçka vlerësoj sinqeritetin.
Dea Vieri, froniste: Jeta ime ngjason me një ëndërr të bukur, gjithmonë kam dashur që të fluturoj lartë te prek qiellin dhe besoj se ia kam arritur. Prej disa vitesh kam punuar si stjuardesë, por duke qenë në ndjekje të kësaj ëndrre kam harruar që të harruar që të gjej gjysmën time më të mirë. Djali i ëndrrave të mia? Dikush që thyen monotoninë dhe i bashkohet ritmit të jetës sime. Ky është momenti që të filloj një udhëtim të ri, të fluturoj drejt një aventure te re ‘Love Story’.
Ndërkohë dy fronistët Kristi dhe Xhoni vijnë nga Belgjika dhe Gjermania dhe të dy do të përpiqen të gjejnë dashurinë në ekranin e Tv Klan.
Kristi Aliaj: Unë jam Kristi. Kam studiuar shkenca politike dhe arte vizuale në Bruksel. Kuptova shumë shpejt që bota e politikës nuk ishte fare domeini im. Jam përkushtuar 100% artit, jeta pa art është tragjedi e vërtetë. Sensi i vetëm që nuk tradhton asnjëherë është sensi i aromës. Është një nga gjërat më të rëndësishme kur flitet për zgjedhjen e partnerit. Artet marciale janë definicioni i tragjedisë së jetës.
Xhoni Pojani: Unë jam Xhoni Pojani. Kam lindur dhe jam rritur në Hamburg ku kam përfunduar shkollën për aktrim. Përveç aktrimit kam pasion edhe historinë. Qyteti i Durrësit është vendi që më lidh më shumë me Shqipërinë. Jam edhe pak ‘crazy (I çmendur), si çdo artist në fakt. Në dashuri jam i butë, jap shumë besim, nuk dorëzohem kollaj, Tani pres të shijoj eksperiencën më të bukur, këtë të “Love Story”.









Horoskopi ditor, e martë 16 nëntor 2021








Ori Nebiaj ka bërë dadon për tre fëmijë!


