Për Meghan Markle, telashet me familjen nga kanë të sosur. Kur nuk sulmohet nga babai apo vëllai, është në luftë me të motrën, Samantha.
Ajo është e vendosur ta hedhë dukeshën në gjy për shpifje, dhe do të hapë dy procese: në një Shtetet e Bashkuara, një në Britaninë e Madhe. Samantha Markle është vënë në kërkim të avokatëve më të mirë teksa e akuzon të motrën për ofendime e shkelje të privatësisë.
“ Po flas me një jurist në Amerikë, e një në Angli. Janë probleme të ndryshme”, tha ajo për Daily Mirror.
Zemërimi i Samanthas shpërtheu pasi Meghan pranoi se ishte përfshirë në redaktimin e librit autobiografik, “Finding Freedom”, edhe pse fillimisht e kishte mohuar një gjë të tillë. Motra e madhe pretendon se aktorja i ka dhënë autorëve të librit informacione të rreme mbi të. Në libër thuhet se Samantha nuk mbaroi as gjimnazin dhe nuk ka pasur lidhje serioze me tre meshkujt, me të cilët ka fëmijë.











Horoskopi ditor, e martë 16 nëntor 2021








Ori Nebiaj ka bërë dadon për tre fëmijë!
