KreuCelebrity

“Faleminderit që na ndiqni” e Bietës, kishte  “një kunjë” po për kë?

“Sukses i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz, të cilët kanë qenë protagonistë në ‘Ftese ne 5’, vazhdojnë dhe jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive edhe 6 muaj ose në qoftë se kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara, unë ndjej nga zemra të them: Faleminderit që na ndiqni”,- tha Bieta në një emision të fundit e më pas vazhdoi me temat e përgatitura.

Deri këtu, gjithcka duket normale.

Por disa mendojnë se ajo hyrje, mbante brenda vetes edhe një “kunjë”, lëshuar si kundërpërgjigje ndaj një ngacmimi të para pak ditëve që Roza Lati bëri duke përmendur emrin e autores në një program televiziv tjetër.

Bieta nuk bëri emra, por kush deshi patjetër të lexonte mes rreshtash, lexoi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF