KreuCelebrity

Ndahet nga jeta doktori i mirënjohur, vëllai i Ismail Kadaresë

Ndahet nga jeta doktori i mirënjohur, vëllai i Ismail Kadaresë

Është ndarë nga jeta sot vëllai i Ismail Kadaresë, doktor Shahin Kadareja, pas një beteje më pak se njëvjeçare me një sëmundje të rëndë.

Lajmi i trishtë i vdekjes së tij është bërë i ditur nga vajza, Jorina Kadare, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” para pak minutash.

Doktor Shahin Kadare u diplomua për Mjekësi në Tiranë dhe më pas specializimin e ndoqi në Rumani. Ai është një nga të parët doktorë të shkencave në fushën e Mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në studimet onkologjike.

Shahin Kadare është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve.

Ka shërbyer për disa vite si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërish profesionit të mjekut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF