Pas vendimit të një gjykatësi për ndërprerjen e kujdestarisë 13-vjeçare, ylli i popit Britney Spears ka deklaruar se prindërit e saj duhet të jenë në burg për kontrollin që kanë bërë mbi jetën dhe financat e saj.
Postimi në Instgramin e saj, vjen disa ditë pasi këngëtarja fituese e Grammy-t u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare. “Unë jam thjesht mirënjohëse sinqerisht për çdo ditë dhe për faktin se do të jem në gjendje të kem çelësat e makinës sime, të jem e pavarur dhe të ndihem si një grua.”, tha ajo.
Ndërkohë më tej shtoi se ato çfarë i ka bërë familja e saj gjithë këto vite ishte “demoralizuese dhe degraduese”.
“Unë as nuk po përmend të gjitha gjërat e këqija që më bënë mua, për të cilat ata të gjithë duhet të jenë në burg …, duke përfshirë edhe nënën time që shkon në kishë!!!!”, shkroi Spears në Instagram.