Alec Baldwin dhe producentë të tjerë të filmit “Rust “po përballen me një padi të re për të shtënat fatale në filmin “Rust” në New Mexico muajin e kaluar.
Autorja e skenarit të filmit, Mamie Mitchell, ngriti padi të mërkurën, duke pretenduar se skenari nuk i kishte kërkuar kurrë aktorit Alec Baldwin të qëllonte me armë zjarri, ku për pasojë vrau kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
“Alec Baldwin, me dashje, pa shkak apo justifikim të drejtë, u përkul dhe qëlloi me armën e mbushur, edhe pse skena që do të filmohej nuk kërkonte goditjen dhe shkrepjen e armës së zjarrit”, thuhej në ankesën e Mitchell.
Sipas padisë, Mitchell po qëndronte më pak se 4 metra larg Baldwin kur qëlloi me armë. Si rezultat, ajo ka “pësuar trauma të rënda fizike dhe tronditje dhe lëndime”, si dhe “dhimbje dhe vuajtje ekstreme mendore, fizike dhe nervore”.