Opinionistët e kanë quajtur “djalë me mentalitet europian”, por dy prej vajzave të kastit në “Love Story 2” mendojnë se nuk është ashtu. Kleona tha se Xhoni nuk është aspak tip europian, madje sipas saj me të është treguar shumë ndryshe nga një europian.
“Nuk më pëlqen aspak që i mëshojnë shumë, si opinionistët e të gjithë, faktit që Xhoni jeton jashtë, është europian dhe ka mendime europiane. Në takimin që kisha unë me Xhonin, ai nuk e tregoi aspak pjesën që është europian, por më drejtohet mua në një lloj mënyre dhe më thotë mua: ‘Ti që në takimin e parë puthesh me tjetrin?’ Gjë që europianët nuk besoj se e bëjnë dhe besoj se ishte një gjë shumë normale…” -tha ajo.
“Nuk besoj se europianët diskutojnë një puthje në faqe. Nuk është aspak gjë e keqe! Ti takon një njeri dhe e puth në rrugë… sidomos kur unë këtu kam ardhur për të gjetur partnerin e jetës…”, vazhdoi vajza.
Pjesë e debatit u be dhe Ardiola. “Të mos harrojmë faktin që Xhoni ka paragjykuar, është më pargjykuesi këtu dhe unë i hedh poshtë të gjitha ato që u thanë për europianizimin dhe që ka lindur jashtë. Xhoni është i pari që paragjykon, sepse me mua është zënë dhe ka qenë i pari që më është drejtuar me dy terma shumë ofenduese, “arrogante” dhe “e paedukatë”, që në ato momente nuk kishin fare lidhje,” -ka thënë ajo.