Pas shumë vitesh martesë, aktori i famshëm turk Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij, Basak Dizer do të bëhen së shpejti prindër! Mediat vendase thonë se stilistja 44 vjecare është 3 muajshe shtatzënë.
Normalisht në këtë fazë, është ende shpejt për të folur për gjininë e bebit, por mund të imagjinohet gëzimi i madh që po përjeton cifti.
Në muajin qershor qarkulloi një lajm j ngjashmë, por Basak e përgënjeshtroi me një përgjigje në Instragram ndaj një mikeshe që e uronte. “Nuk jam shtatzënë. Është një lajm i rremë që jepet rregullisht çdo vit”, thoshte ajo.
Shtypi vendas megjithatë këmbëngul se këtë radhë është e vërtetë dhe se bekimi me një fëmijë për ciftin e njohur, po vjen.