KreuCelebrity

FOTO/ Robin Krasniqi dhe modelja e njohur konfirmojnë lidhjen e tyre

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi dhe e dashura e tij modelja Marigona Krasniqi janë në një lidhje dashurie.

Pas shumë aludimesh në mediat rozë se ata janë bashkë, dyshja më në fund ka konfirmuar romancën e tyre.

Ata kanë ndarë fotografi me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku shihen të lumtur në krah njëri-tjetrit, teksa e kanë shoqëruar postimin edhe me nga një emoji me zemër të kuqe.

Kujtojmë që pak javë më parë, bukuroshja shqiptare publikoi një foto në rrjetet sociale me një unazë në gishtin e fejesën duke ngritur dyshimet se është fejuar.

Por gjatë një interviste, ajo hodhi poshtë aludimet duke thënë se unaza ishte “thjesht një konfirmim i lidhjes së tyre”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF