KreuCelebrity

“Do na mungosh shumë..”, Gazetarja e njohur humb njeriun e shtrenjtë të familjes!

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur Anila Çela ka humbur njeriun e shtrenjtë familjes, babanë e saj.

Këtë lajm të trishtë e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. “Do na mungosh shumë Ba”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie ku shihet e lumtur përkrah të atit.

Të shumtë kanë qenë miqtë dhe kolegët që i kanë shprehur ngushëllimet, duke i dhënë kurajë për këtë moment të vështirë që ajo po kalon.

Kujtojmë që Anila Çela vitin e kaluar u zhvendos në televizionin News24, ku drejton programin e saj “Rrugëtim me Anilën”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF