Tema e bisedës në “Ftesë në 5”, sot ishte heqja e orës policore, një sugjerim i dr. Ilir Alimehmetit, i cili ishte pro lëvizjes së lirë të njerëzve edhe pas orës 11.
Mjeku tha se “pavarësisht nga ora kemi pasur stadium me 20-30 mijë njerëz pa asnjë problem, shifra që me kalimin e kohës u transmetuan në rritje rastesh. Nëse kemi këto situata dhe rrimë kapemi me orarin 23:00-6:00 atëherë s’ ka kuptim. Kur flasim për heqje të orës policore e kam fjalën për lëvizjen e njerëzve, jo hapjen e aktiviteteve”.
Por këngëtarja Roven Stefa nuk ishte dakort.
“Aman doktor të flas pak unë se ju doktorëve ju dëgjojmë gjithë kohën. Le të vaksionohen ata që kanë nevojë, por s`është e drejtë të privohen nga jeta ata që janë vaksinuar. Duam liri. Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë. Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo.