Marina Vjollca do të bëhet nënë për herë të parë, dhe tani që kjo u mësua, kureshtja kryesore është se cfarë gjinie ka bebi, dhe cfarë emri kanë menduar t`i vendosin.
Moderatorja konfirmoi së fundi fjalët që po qarkullonin prej disa kohësh.
Pak minuta më parë, Marina ka postuar në llogarinë e saj dy foto, nga një dhomë tipike vajzash, e veshur me ngjyrën tipike të tyre. “Mezi po të presim picirrukja jonë”, – ka shkruar ajo, duke zbuluar kështu se me partnërin Getoar, do të bëhen prindër të një vajze.
Urimet vërshuan edhe një herë për moderatoren, që ende nuk tregoi megjithatë se cfarë emri kanë menduar për vogëlushen.