KreuCelebrity

“Aroma më kujtoi nënën, qava si fëmijë”, Morena Taraku tregon se cfarë e preku aq shumë!

“Kisha vite pa ndjerë erën e qumështit që zjen në shtëpi. Më kujtoi timë më dhe nisa të qaj si fëmijë”; përmes një postimi në InstaStory, Morena Taraku tregoi se për një cast u rikthye pas në kohë 17 vjet, kur e ëma ishte ende gjallë.

Ajo tha se këtë kujtim ia solli aroma e qumështit që vlonte në shtëpinë e një mikes së saj, nëna e së cilës e vuri në zjarr.

‘Nuk kisha ndjerë për një kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishe vënë qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time…më dolën lot. Po qaja si fëmijë nuk më kishte ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve…

…Duajini nënat sepse janë bota e njerëzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund’, ka shkruar Morena.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF