Këngëtari Shawn Mendes dhe Camila Cabello i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Lajmin e bënë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Instagram, “Hej miq, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria si njerëz për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do të vijojmë të jemi të tillë. E kemi vlerësuar gjithmonë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri tani. Camila dhe Shawn”, ka shkruar ai.
Cabello, së fundmi i dha fund thashethemeve se është fejuar me Shawn, pasi u pa me një unazë në dorën e majtë në rrjetet sociale.
“Betohem në Zot, nuk e di se në cilën dorë vendoset unaza e fejesës, kështu që ndonjëherë mund ta vendos padashje në gishtin e unazës”, sqaroi ajo.