Meghan Markle i la pa fjalë disa shitës ambulantë dhe komentet dhe sjelljen e cuditëshme përpara tyre. Ata nuk e dinin megjithatë, që bëhej fjalë për një rreng.
Duke qenë se tek Ellen DeGeneres Show, Dukesha e Sussex tregoi se nuk është më e lidhur nga protokolli mbretëror, ajo pranoi të bëhej pjesë e një loje të moderatores së njohur.
Ellen e udhëzoi përmes një kufjeje sesi të vepronte para shitësve ambulantë, ndërsa një pjesëtare e stafit e shoqëronte duke u hequr si asistentja e Meghanit.
Në fillim, iu afruan një tezge me kristale, të cilat Meghan i përkëdheli e tha: “Unë kam fuqi shëruese. A mund t’i ndjeni fuqitë e mia?” Paskësaj, iu afruan një tryeze me salca picante e patate, ku mori udhëzimin të hante cuditëshem, e madje nxorri dhe biberonin të pinte pak qumësht, duke i lënë gojëhapur personat përballë.