U ndëshkua pse foli: ky ishte praktikisht thelbi i dëshmisë tronditëse të Eliza Dushkut në Komitetin Gjyqësor në SHBA për ngacmimet seksuale që ka përjetuar gjatë xhirimeve të serialit “Bull”. Aktorja rrëfeu se ishte pushuar nga puna pasi u ankua për ngacmimet e kolegut Michael Weatherly.
Eliza tregoi se detaje sesi që në javën e parë të xhirimeve, e gjeti veten përballë sulmesh të vrazhda verbale, seksuale dhe të turpshme.
“Kam vuajtur pothuajse nga ngacmime të vazhdueshme seksuale nga kolegu im. Kjo ishte përtej çdo gjëje që kisha përjetuar në karrierën time 30-vjeçare”, tha Dushku. Ndonëse nuk iu referua Weatherly-t me emër në deklaratën e saj hyrëse, por vuri në dukje: “Ai më nuhaste dhe më shikonte me sy të keq lart e poshtë. Jashtë skenarit, përpara rreth 100 anëtarëve të ekipit dhe anëtarëve të kastit, ai një herë tha se do të më çonte në furgonin e tij ‘përdhunues’ dhe do të përdorte lubrifikim dhe gjëra të gjata, do të më merrte mbi gjurin e tij dhe do të më godiste si një vajzë e vogël. Këto nuk ishin rreshta në skenar. Abuzimet ishin të pandërprera dhe poshtëruese, dhe ndodhën në mesin e atij që duhet të ishte një vend pune profesional”, u shpreh aktorja me prejardhje shqiptare.
Pasi u ankua, një nga drejtuesit, të cilin e identifikoi si David Stapf, i tha Weatherly po luante thjesht rolin, dhe të nesërmen, ajo u pushua nga puna.