KreuCelebrity

Ngacmoi puçrën, i deformohet fytyra: si mbërriti vajza në dorë të mjekëve!

Mjekët këshillojnë gjithmonë që pucrat të mos i ngacmojmë por t`i lëmë të shërohen vetë, e aq më pak me duar të pasterilizuara. Videoja e një vajze të re është bërë virale në Tik Tok, pasi tregonte se cfarë i ndodhi asaj vetëm sepse preku një pucër në fytyrë.

Nuk kaloi shumë dhe fytyra iu enjtur në mënyrë të frikshme dhe vajza përfundoi në spital.

Edhe pse dukej si një reaksion alergjik, nuk ishte rasti: mjekët thanë se gjithcka ishte pasojë e një bakterieje, cka u saktësua edhe nga analizat.

“U shtrova një javë në spital, sepse në fillim nuk e po e kuptonin dot cfarë ishte. Fatmirësisht, tani gjithcka kaloi”, është shprehur ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF